Në ceremoninë e zhvilluar në “Pallatin e Brigadave” nuk ishte e pranishme Lara Colturi. Skiatorja më e mirë mungoi për arsye shëndetësore, ndërsa flamuri iu dorëzua tre sportistëve të tjerë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Dimërore, Samire Dauti dhe Lisa Brunga për vajza dhe Denni Xhepa për djem.
Në fjalën e rastit përpara dorëzimit të flamurit, presidenti Begaj e vlerësoi këtë si një arritje të madhe, jo vetëm për sportin.
Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2025” do të zhvillohen nga data 6 deri më 22 shkurt.
Shqipëria shpreson, që pas medaljeve historike olimpike në “Paris 2024” në mundje, të përsërisë të njëjtin sukses për herë të parë edhe në lojërat dimërore.
/abcnews.al/


