Oligarku rus paralajmëron Perëndimin: Sanksionet nuk do ta ndalojnë Putin

schedule11:51 - 17 Mars, 2022

schedule 11:51 - 17 Mars, 2022

Një nga oligarkët më të pasur të Rusisë ka thënë se sanksionet nuk do ta pengojnë Vladimir Putin të vazhdojë pushtimin e Ukrainës, duke paralajmëruar Perëndimin se nuk po arrin të kuptojë se si funksionon pushteti në Moskë, shkruan BBC

Mikhail Fridman, pronar i Alpha Bank, tha se përpjekjet e Perëndimit për të detyruar oligarkët e Rusisë për ti bërë presion Putinit nuk do të funksionojnë.

“Nëse njerëzit që janë në krye të BE-së besojnë se për shkak të sanksioneve, unë mund t’i them Putin të ndalojë luftën dhe do të funksionojë,  kam frikë se të gjithë do të jemi në probleme shumë të mëdha.” tha Fridman.

“Kjo do të thotë se ata që po marrin këtë vendim nuk e kuptojnë se si funksionon Rusia. Dhe kjo është e rrezikshme për të ardhmen.”

Fridman, i cili është sanksionuar nga Britania e Madhe dhe BE, tha se nuk ka gjasa që dikush në rrethin  e Putinit të mund të diskutojë përfundimin e luftës me të.

“Distanca e fuqisë midis Putin dhe kujtdo tjetër është si distanca midis Tokës dhe kozmosit”, tha Fridman.

“T’i thuash ndonjë gjë Putinit kundër luftës, do të ishte një lloj vetëvrasjeje.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!