Oligarku rus kritikon pushtimin e Ukrainës: Është një luftë e tmerrshme

schedule14:01 - 8 Maj, 2023

schedule 14:01 - 8 Maj, 2023

Oligarku rus, Andrey Kovalev ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe ka folur për pasojat që mund të bien mbi Rusinë.

Në një video të shpërndarë në kanalin e tij Telegram të hënën, biznesmeni tha në fillim se ishte i sigurt se trupat ruse do të shkelnin mbrojtjen e Ukrainës dhe do të kapnin Kievin me shpejtësi, brenda dy ose tre javësh. Ai u shpreh i habitur që kjo nuk ndodhi, shkruan CNN.

Kovalev vuri në dukje humbjet e rënda të Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës – duke përfshirë tërheqjen e trupave ruse nga pozicionet që arritën në fillim të luftës, fundosjen poshtëruese të luftanijes ruse Moskva prillin e kaluar, shpërthimin në urën që lidh Krimenë e aneksuar me kontinentin rus dhe sulmi i fundit i supozuar me dron në Kremlin.

“Ky nuk është një operacion special ushtarak, kjo është një luftë e tmerrshme,” theksoi Kovalev gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për Lëvizjen Gjith-Ruse të Sipërmarrësve.

“E gjithë bota është kundër nesh. 102 vende votuan për të na njohur si agresorë”, shtoi ai, duke iu referuar një rezolute të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!