Olen Çezari, një festival për promovimin e Porto Palermos: Të kthehet vëmendja tek kjo perlë natyrore

schedule15:26 - 12 Korrik, 2021

schedule 15:26 - 12 Korrik, 2021

Nga Leontina Nika

Violinisti virtuoz Olen Cezari për 5 javë do të gjallëroi jetën artistike në Porto Palermo. Artisti bën bashkë emrat më të njohur të muzikës klasike dhe të lehtë  me qëllim kthimin e vëmendjes tek  kjo vlerë e harruar e trashëgimisë kulturore.

Jeta artistike në Porto Palermo, do të jetë krejt ndryshe  nga 16 korriku  deri 14 gusht. Violinist virtuoz Olen Cezari  realizon  një festival dedikuar  këtij vendi të mrekullueshëm por të harruar. Artisti thotë se edhe kësaj here do këtë në  vëmendje mesazhet për ambientalizmin.

“Mesazhi principal që unë dua, është shteti, komuniteti, njerëzit, të fillojnë të reagojnë për atë perlë natyrore që kemi në Porto Palermo. Për shumë motive…ajo zonë nuk është zhvilluar, por në momentin që ai vend… ka një ndërhyrje të vogël, ajo bëhet si pika turistike më e rëndësishme.”

Për 5 javë emra të njohur të muzikës klasike dhe të lehtë bëhen bashkë për promovimin e  Porto Palermos, si Inva Mula, Gëzim Myshketa, Kastriot Tusha, Vikena Kamenica, apo këngëtaret  e muzikës jaz Elina Duni  dhe Marsela Cibukaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!