Olen Cezari në një rrëfim të pazakontë: Çështjet e zemrës, xhirimet në 7 mrekullitë e botës dhe si kontribuoi për të prekurit nga tërmeti

schedule12:07 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 12:07 - 30 Dhjetor, 2019

Mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan” ishte i ftuar dhe violinisti shqiptar me famë botërore Olen Cezari. Ai erdhi në studio në formën e një dhurate duke surprizuar të gjithë.

Oleni u bë pjesë e lojërave në studio mirëpo para tyre ai tregoi më shumë për jetën e tij profesionale, karrierën si dhe zbuloi diçka më tepër për marrëdhënien e tij të dashurisë.

Për aspektin profesional ai zbuloi se në 2020-tën do xhirojë në 7 mrekullitë e botës, deri tani ka përfunduar dy prej tyre Brazilin dhe Kinën.

“Në aspektin profesional shumë i mire. Kam xhiruar ne dy nga 7 mrekullitë e botes, ne Kine dhe ne Brazil. Klaustrofobinë e kam humbur në Brazil duke qëndruar  aty brenda, prandaj isha në rregull me këtë. Shpresoj që këtë vit të xhiroj Indinë dhe Meksikën.”

Violinisti tregoi në studio se ka mbajtur një koncert për mbledhjen e fondeve për tërmetin në Durrës së bashku me 80 artistë të tjerë.

“Dua të falënderoj publikisht mikeshën time Inva Mulën që organizoi një koncert në Durrës ku mblodhi 80 artistë shqiptarë që mblodhën fonde. Do bëjmë koncert në Kosovë në Kroaci.”

Ndërsa në aspektin profesional ai tha se momentalisht është me dikë por plane për martesë në vitin 2020 ende nuk ka./abcnews.al