Olen Çezari mbyll festivalin “MIK” në Korçë

schedule16:30 - 26 Korrik, 2021

schedule 16:30 - 26 Korrik, 2021

Nga Lediona Xheladinaj

“Mik” Festival ka vijuar në ditën e katër dhe të fundit me të të tjera surpriza. Në fshatin turistik Zaroshkë të Prespës, vjolinisti Olen Çezari me dy miqtë e tij mbajtën një koncert me veprat më të njohura ndërkombëtare. Olen Cezari pas kësaj performance të shkëlqyer dukej I mahnitur nga Zaroshka. Të njëjtin vlerësim ndau dhe mikja e tij, Francesa Carli.

Kisha dëgjuar po se kisha parë ndonjëherë. Kam ca miq të mijë në Romë që janë, që këtu. Ju them ç’bëni në Romë eja hapni restorante këtu. Inva Mula, gjigandja ka gjetur këtë vend që të vijë publiku dhe artistët për ta njohur. Ne bëjmë çmos të promovojmë Shqipërinë në botë. Ftojmë botën të vizitojë vendin tonë” tha ai.

Mbërrita kur hëna reflektonte në liqen. Vende magjike, të mrekullueshme. Këtu u ndjeva si në Itali. Jemi shumë të ngjashëm, u ndjeva si në shtëpi. Kontakti I afërm me njerëzit gjatë koncerti më bëri të përjetoj emocione të dyfishta” tha Francesca.

Ndërsa në pjesën e parë të ditës në Ishullin e Maligradit zërat e ëmbël të 5 vajzave të ansamblit “Zanat” nga Kosova u pëlqyen shumë nga publiku. Në mbylle të këtij eventi duket se dhe pritshmëritë e organizatores së edicionit të 4 të “Mik” Festivali sporanos Inva Mula u përmbushën.

Me modesinë më të madhe them se ishte një fresk i vërtetë i atmosferave të ndryshme dhe e zhanreve të ndryshme muzikore. Jam e lumtur” tha Inva Mula. Ky është viti i katër që “Mik” Festival mbahet në Qarkun e Korçës ku jo vetëm luhet muzikë nga artistët më të njohur shqiptarë. Ata sjellin e një mik të tyre nga jashtë vendit. Synimi I këtij festivali është edhe njohja e vlerave kulturore dhe historike të vendit tonë jashtë kufijve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!