Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin e Ukrainës “në formën më të ashpër të mundshme.”
Sipas raportimeve, 141 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme votuan pro rezolutës dhe pesë kundër. Po ashtu, 35 të tjerë abstenuan. Votat kundër rezolutës ishin nga Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia.
Në një fjalim të dhënë disa minuta më herë, ambasadori i Ukrainës në OKB u shpreh se votimi i kësaj rezolute do të ishte një “moment përcaktues për brezin tonë.”
141 votes for peace in #Ukraine! Only 5 votes against: Russia, North Korea, Eritrea, Syria, Belarus. The world ? has spoken against #Russian aggression.
Russia’s dictator must hear humanity!#StandwithUkraine???? pic.twitter.com/FafM6CcmLD— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) March 2, 2022
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka shprehet se bota ka folur kundër agresionit të Rusisë. /abcnews.al/