Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OKB thirrje vendeve të pasura: Mos e minoni programin e vaksinave COVAX

schedule09:06 - 23 Shkurt, 2021

schedule 09:06 - 23 Shkurt, 2021

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve të pasura të hënën të mos minojnë programin e vaksinave Covax pasi kjo dëmton përpjekjet e vendeve të varfra për të pasur akses në vaksina.

Kombet europiane e kanë ndihmuar financiarisht përpjekjen e COVAX të mbështetur nga OKB  në mënyrë që vendet e varfra të kenë qasje në vaksina.

Të premten, udhëheqësit e G-7 thanë se ata do të përshpejtonin zhvillimin e vaksinave globale dhe do të mbështesnin “aksesin e përballueshëm dhe të barabartë në vaksina” dhe trajtimet për COVID-19.

Ata përmendën një shumë prej 7.5 miliardë dollarësh nga G-7 në përpjekjet e mbështetura nga OKB. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus falënderoi vendet e G-7 për premtimet e tyre.

Ai tha se qasjet e disa vendeve të pasura ndaj prodhuesve për të siguruar më shumë vaksina “po ndikojnë në marrëveshjet e COVAX, dhe madje shuma që u caktua për COVAX u zvogëlua për shkak të kësaj.” Ai nuk i përmendi se cilat janë ato vende dhe nuk dha  detaje të tjera.

Sistemi COVAX u krijua për të parandaluar vendet e pasura që të monopolizojnë të gjitha dozat e vaksinave, që prodhohen ende në sasi shumë të vogla, për të përmbushur kërkesën globale.

Ai përfshin një mekanizëm financimi që duhet të lejojë 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme që të kenë qasje në vaksina./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!