Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Të paktën 2,435 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

schedule21:34 - 22 Prill, 2022

schedule 21:34 - 22 Prill, 2022

Sipas zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut,  2,435 civilë kanë  vdekur dhe 2,946 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkruan la repubblica.

Në mesin e të vdekurve janë 746 burra, 469 gra, 48 vajza dhe 66 djem, si dhe 70 fëmijë dhe 1036 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk dihet. Të plagosurit përfshinin 345 burra, 274 gra, 62 vajza dhe 67 djem, si dhe 157 fëmijë dhe 2041 të rritur.

Shumica e viktimave civile të regjistruara kanë vdekur nga përdorimi i armëve shpërthyese, duke përfshirë granatimet e artilerisë së rëndë dhe sistemet e shumta të raketave,dhe sulmeve ajrore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!