Mbajtja e “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” në Siri u kërkua të mërkurën nga i Dërguari i Posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, pas periudhës së tranzicionit, duke këmbëngulur në nevojën për “ndihmë të menjëhershme humanitare” në vend, që është copëtuar nga vitet e luftës.
“Unë mendoj se është e rëndësishme të thuhet se ka shpresë të madhe, se ne po shohim sot fillimin e një Sirie të re,” u tha Pedersen gazetarëve, duke shtuar: “Një Siri e re … që do të miratojë një kushtetutë të re që do të garantojë një kontratë e re sociale për të gjithë sirianët dhe që do të organizojë zgjedhje të ndershme dhe të lira pas periudhës së tranzicionit“.
Kreu i qeverisë kalimtare, Mohamed al-Bashir , i cili do të jetë në detyrë deri më 1 mars, është zotuar të “garantojë të drejtat e të gjithëve”. “Ka stabilitet në Damask, por ka sfida në fusha të tjera,” tha Pedersen.
Ai tha se shpreson për një “zgjidhje politike” në Sirinë verilindore në lidhje me rajonet autonome kurde, të cilat janë “një nga sfidat më të mëdha” të fuqisë së re. I Dërguari i Posaçëm i OKB-së ripohoi nevojën për “ndihmë të menjëhershme humanitare”, duke shpresuar për “rimëkëmbjen ekonomike” të vendit.
Kujtojmë se regjimi në Siri u përmbys më 8 dhjetor, kur një koalicion rebelësh i udhëhequr nga islamistët e Hayat Tahrir al-Sham (HTS) mori pushtetin. Më parë, për 20 vjet, vendi drejtohej nga Bashar al-Assad./abcnews.al