Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se situata në Gaza po përkeqësohet me shpejtësi dhe ka thënë se numri i civilëve që janë vrarë ose plagosur është “papranueshëm”.
“Situata në Gaza sa vjen e po përkeqësohet. Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake.
Numri i civilëve që janë vrarë dhe plagosur është krejtësisht i papranueshëm.
“Bota po përjeton një katastrofë humanitare që po ndodh para syve tanë”, shtoi Guterres.
Më shumë se dy milionë njerëzve, pa asnjë vend të sigurt për të shkuar, po u mohohen gjërat thelbësore për jetën, ushqimi, uji, strehimi dhe kujdesi mjekësor ndërkohë që i nënshtrohen bombardimeve të pamëshirshme,” përfundoi ai.
/abcnews.al