Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se një mijë trupa janë zbuluar në zonën e kryeqytetit ukrainas Kiev gjatë javëve të fundit, duke shtuar se shumë nga shkeljet mund të përbëjnë krime lufte, shkruan The Guardian.
“Shkalla e vrasjeve, duke përfshirë indikacionet për ekzekutime në zonat në veri të Kievit, është tronditëse,” i tha Michelle Bachelet Këshillit të të Drejtave të Njeriut me qendër në Gjenevë.
Reuters raporton se Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të vendosë sot nëse do t’i nisë një hetim zyrtar mbi ngjarjet që ndodhën në Kiev dhe rajone të tjera në shkurt dhe mars.
/abcnews.al