OKB: Rreth 9 mijë civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

schedule12:40 - 11 Prill, 2023

schedule 12:40 - 11 Prill, 2023

Rreth 8,500 civilë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Zyrtarisht, OKB-ja ka verifikuar 8,490 viktima dhe 14,244 të plagosur që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022 dhe këtë muaj.

Sipas OKB-së, shifrat janë vetëm maja e ajsbergut” për shkak të aksesit të kufizuar në zonat e betejës, veçanërisht në lindje dhe jug.

Shumica e viktimave u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulmin e forcave ruse, duke përfshirë 3,927 në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Rusia nga ana tjetër mohon të ketë shënjestruar civilët ose të ketë kryer mizori.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!