OKB: Rreth 5 milion persona janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus deri më tani

schedule14:41 - 18 Prill, 2022

schedule 14:41 - 18 Prill, 2022

Më shumë se 4.9 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus, sipas OKB-së ndërkohë që sulmet vazhdojnë ende në të gjithë Ukrainën, sipas BBC.

Rreth 4,934,415 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë  janë larguar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së tha se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treat, kryesisht studentë dhe punëtorë migrantë janë zhvendosur gjithashtu në vendet fqinje.

Kjo do të thotë se më shumë se pesë milionë njerëz në total janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, një nga krizat më të mëdha dhe të shpejta të zhvendosjes së emigrantëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!