OKB: Pushtimi i Ukrainës do të ishte katastrofik

schedule14:50 - 18 Shkurt, 2022

schedule 14:50 - 18 Shkurt, 2022

Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në një konference vjetore të sigurisë në Mynih, e cila filloi pak  më parë. Dhe sigurisht siç pritet, kriza Rusi-Ukrainë është në krye të agjendës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi se do të ishte “katastrofike” nëse situata do të përshkallëzohej në një pushtim rus të Ukrainës.

Jam thellësisht i shqetësuar për vendosjen e trupave rusë në kufijtë e Ukrainës, dhe gjithashtu për rritjen e tensioneve dhe shtimin e spekulimeve për një konflikt ushtarak në Europë”, tha Guterres.

“Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte katastrofike, paralajmëroi ai. Duke theksuar se e vetmja alternativë është diplomacia.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!