OKB për emigrantët në Lampedusa: Italia nuk mund të lihet vetëm

schedule22:29 - 28 Shtator, 2023

schedule 22:29 - 28 Shtator, 2023

Kreu i Këshillit të Sigurimit, Ruven Menikdiwela theksoi se situata e emigrantëve në Lampedusa është një shkak për shqetësim të madh, duke shtuar se Italia nuk mund të lihet e vetme në përgjigjen e nevojave të të ardhurve.

Zyra e Nju Jorkut për agjencinë e OKB-së për refugjatët “UNHCR ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për krijimin e një mekanizmi rajonal të dakorduar për zbarkimin dhe rishpërndarjen e migrantëve që vijnë nga deti, në frymën e ndarjes së përgjegjësisë dhe solidaritetit me shtetet në vijën e parë”.

“Nga fillimi i vitit deri më 24 shtator, më shumë se 2,500 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur pasi tentuan të kalonin Mesdheun për në Evropë”, nënvizoi drejtori i zyrës së UNHCR-së në Nju Jork. Ky numër “përfaqëson një rritje prej dy të tretash krahasuar me 1,680 personat në të njëjtën periudhë në 2022”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!