OKB paralajmëron Izraelin për krime të mundshme lufte

schedule14:12 - 17 Tetor, 2023

schedule 14:12 - 17 Tetor, 2023

OKB i ka bërë thirrje sërish agjencive të ndihmës të kenë akses në Gaza, duke paralajmëruar për krime të mundshme lufte.

Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, tha se organizata është e shqetësuar se kërkesa e ushtrisë izraelite që palestinezët të lëvizin nga Gaza veriore në jug mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Nëse një vend besohet se ka kryer një krim lufte gjatë konfliktit, çështja mund të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC), palestinezët janë anëtarë, por Izraeli jo.

Në një deklaratë, Shamdasani shton se sulmet ndaj civilëve ndërsa tentojnë të largohen nga disa zona të Gazës duhet të hetohen në mënyrë të pavarur.

OKB bëri gjithashtu thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve izraelitë, me raportet e fundit izraelite që tregojnë se rreth 199 janë marrë peng.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!