OKB: Nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza, po bombardohen rrugët e evakuimit

schedule10:11 - 26 Tetor, 2023

schedule 10:11 - 26 Tetor, 2023

Koordinatorja humanitare e OKB-së për palestinezët, Lynn Hastings ka deklaruar për BBC se paralajmërimet e Izraelit për civilët në Gaza janë të kota, pasi nuk ka asnjë vend të sigurt në rast bombardimi.

“Për njerëzit që nuk mund të evakuohen, sepse nuk kanë ku të shkojnë, paralajmërimet paraprake nuk bëjnë asnjë ndryshim,” tha ajo.

“Kur rrugët e evakuimit bombardohen, kur mungojnë mjetet thelbësore për mbijetesë dhe kur nuk ka garanci për kthim, njerëzit nuk kanë asnjë zgjidhje”, theksoi Hastings.

Sipas saj konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme duhet të menaxhohet nga e drejta ndërkombëtare, duke u ardhur në ndihmë civilëve të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë as mjetet thelbësore të mbijetesës.

Po ashtu ajo kërkoi edhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve që mbahen nga Hamasi, të cilët mendohet se janë më shumë se 200.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!