OKB ngre alarmin: Vdekjet e emigrantëve në Mesdhe në nivelin më të lartë që nga viti 2017

schedule16:40 - 5 Korrik, 2023

schedule 16:40 - 5 Korrik, 2023

Numri i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun në gjysmën e parë të 2023 është më i larti që nga viti 2017, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Në total, të paktën 1,874 njerëz vdiqën ose u zhdukën në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas shifrave të IOM. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ishte 1108.

Në vitin 2017, të paktën 2,278 emigrantë u mbytën në tre rrugët detare të Mesdheut, krahasuar me 2,946 në 2016, sipas të dhënave të IOM.

Në total, të paktën 27,633 njerëz kanë vdekur në rrugët e refugjatëve në Detin Mesdhe që nga viti 2014, sipas shifrave. Kjo agjenci e OKB-së thekson se shifrat reale janë ndoshta më të larta.

Tragjedia më e rëndë deri më tani këtë vit është fundosja e varkës pranë Pylos në maj. Qindra njerëz besohet se kanë vdekur atëherë, megjithëse numri i saktë nuk dihet.