OKB: Ndihma ekonomike e të pasurve ndaj të varfërve mund të ulë përhapjen e Covid

schedule13:45 - 23 Korrik, 2020

schedule 13:45 - 23 Korrik, 2020

Kombet e Bashkuara sugjeruan se të ardhurat e përkohshme për njerëzit më të varfër në vendet në zhvillim, mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Time.

Një raport i Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP) thotë se fondet do t’iu mundësonin 2.7 miliardë njerëzve në 132 vende në zhvillim të qëndronin në shtëpi.

Për shembull, Rusia mund të shpëtojë 48 milion njerëz për 5.3 miliardë dollarë në muaj – afërsisht 0.12% të PBB-së. Indisë do të duheshin 18.4 miliardë dollarë për të bërë të njëjtën gjë për 658 milion njerëz.

“Kohë të tilla  kërkojnë masa të pashembullta sociale dhe ekonomike. Të ardhurat e përkohshme bazike për njerëzit më të varfër në botë janë një opsion”.

“Paketat e shpëtimit dhe planet e rimëkëmbjes nuk mund të përqendrohen vetëm në tregjet e mëdha dhe bizneset e mëdha”, tha administratori i UNDP-së, Achim Steiner.

Autorët e UNDP pranuan sfidat e rëndësishme për këtë lloj përpjekje për ndihmë në shkallë të gjerë, përfshirë pengesat administrative dhe logjistike. Programi mund të financohet nga subvencionet e energjisë, pas një rënie në çmimet e naftës.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia e koronavirusit dhe, për pasojë, recesioni global mund të shkaktojnë rritje të varfërisë në të gjithë botën, për herë të parë që nga viti 1990, dhe 265 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria. Numri i të prekurve me COVID-19, është mbi 15 milionë, ndërsa numri i viktimave është mbi 600,000./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!