OKB: Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës është zhvendosur brenda vendit

schedule15:43 - 23 Tetor, 2023

schedule 15:43 - 23 Tetor, 2023

Zyra humanitare e OKB-së (OCHA) ka thënë se rreth 1.4 milionë e popullsisë së Gazës, më shumë se gjysma tani janë të zhvendosur brenda vendit. Ndërsa shumë prej tyre kërkojnë të gjejnë një vend në strehimoret e mbipopulluara të OKB-së.

Izraeli ka urdhëruar banorët e Gazës që të largohen nga veriu. Por Reuters raporton se OCHA tha se besonte se qindra dhe ndoshta mijëra njerëz që kishin ikur tani po ktheheshin në veri për shkak të bombardimeve të shtuara në jug dhe mungesës së strehimit.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha për Reuters se ka inkurajuar banorët e Rripit verior të Gazës që të lëvizin drejt jugut dhe të mos qëndrojnë pranë objektivave terroriste të Hamasit brenda qytetit të Gazës.

Ushtria izraelite ka publikuar imazhe satelitore të cilat pretendon se tregojnë raketahedhës të Hamasit të pozicionuar pranë shkollave, xhamive dhe spitaleve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!