OKB: Më shumë se 6.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës

schedule13:30 - 23 Maj, 2022

schedule 13:30 - 23 Maj, 2022

Të paktën 6.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), shkruan CNN.

Përveç kësaj, më shumë se 8 milionë njerëz, gati një në pesë e popullsisë së Ukrainës të paraluftës janë zhvendosur brenda vendit pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

8.3 milionë refugjatë pritet të  largohen nga Ukraina, tha UNHCR.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!