OKB: Më shumë se 58,000 palestinezë janë zhvendosur në Gaza

schedule14:11 - 18 Maj, 2021

schedule 14:11 - 18 Maj, 2021

Më shumë se 58, 000 palestinezë janë zhvendosur nga sulmet ajrore izraelite që kanë shkatërruar rreth 450 ndërtesa në Rripin e Gazës, raporton agjencia e KB.

Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Jens Laerke tha se rreth 47, 000 nga njerëzit e zhvendosur kanë kërkuar strehim në 58 shkolla të drejtuara nga KB në Gaza.

Gjithashtu Laerke theksoi se 132 ndërtesa ishin shkatërruar plotësisht, ndërsa 316 ishin dëmtuar rëndë duke përfshirë gjashtë spitale dhe 9 qendra shëndetësore.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka bërë thirrje për ndihmë për shkak se po përballet me mungesë të furnizimeve mjekësore dhe ilaçe, ndërsa i bën thirrje vullnetarëve për të dhuruar gjak.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!