Më shumë se 4.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, shumica në vendet fqinje, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), shkruan CNN.
“Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë ka shkaktuar viktima civile dhe ka shkatërruar infrastrukturën duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri, mbrojtje dhe ndihmë”, tha UNHCR në një deklaratë të shtunën.
Polonia ka mirëpritur numrin më të madh të refugjatëve, me afro 2.6 milionë. Rumania, Hungaria dhe Moldavia së bashku kanë pranuar rreth 2 milionë refugjatë ukrainas.
/abcnews.al