OKB mbledh Këshillin e Sigurimit për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

schedule15:53 - 13 Qershor, 2025

schedule 15:53 - 13 Qershor, 2025

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një mbledhje të premten për të diskutuar situatën e fundit të përshkallëzimit mes Izraelit dhe Iranit, kanë konfirmuar burime diplomatike për mediat ndërkombëtare.

Sipas “The Guardian”, mbledhja po organizohet me kërkesë të Iranit, i cili ka kërkuar një reagim ndërkombëtar pas sulmeve ajrore të Izraelit mbi disa qytete, si dhe mbi objekte ushtarake dhe bërthamore në territorin iranian.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se operacionet ushtarake do të vazhdojnë derisa, sipas tij, të arrihet “eliminimi i kërcënimit iranian”.

Në anën tjetër, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se kundërpërgjigjja e Teheranit do të jetë shkatërruese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!