Më shumë se 5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës për t’i shpëtuar agresionit rus, sipas një vlerësimi të OKB-së, shkruan BBC.
Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, rreth 5,133,747 ukrainas janë larguar nga vendi që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Vetëm gjatë ditës së sotme janë larguar nga Ukraina 48,387 persona më shumë se të enjten.
Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që janë larguar nga vendi. Janë të shumtë vendet që kanë strehuar ukrainasit por shumica janë zhvendosur në Poloni.
Gati 6 në 10 persona që janë larguar nga vendi janë strehuar në Poloni.
/abcnews.al