OKB: Mbi 5.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës

schedule11:04 - 2 Maj, 2022

schedule 11:04 - 2 Maj, 2022

Mbi 5.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Të dhënat janë bërë publike nga agjencia e refugjatëve në OKB, UNHCR.

Statistikat janë përpiluar nga një shumëllojshmëri burimesh, kryesisht të dhëna nga autoritetet nga pikat zyrtare të kalimit kufitar.

Përveç 5,563,959 refugjatëve të regjistruar, të paktën 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

8.3 milionë refugjatë pritet të ikin nga Ukraina, tha UNHCR të martën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!