OKB: Mbi 100 ish-forca të sigurisë dhe zyrtarë afganë janë vrarë që nga gushti

schedule11:12 - 31 Janar, 2022

schedule 11:12 - 31 Janar, 2022

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 ish-anëtarë të qeverisë afgane, forcat e saj të sigurisë dhe ata që kanë punuar me trupat ndërkombëtare janë vrarë që kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit.

Guterres tha se “më shumë se dy të tretat” e viktimave dyshohet se janë vrarë nga talebanët ose bashkëpunëtorët e tyre, pavarësisht se ata shpallën “amnisti të përgjithshme” për ata që punuan në ish-qeverinë dhe forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Guterres tha se mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe punonjësit e medias gjithashtu vazhdojnë “të jenë nën sulm, frikësim, ngacmim, arrestim, keqtrajtim dhe vrasje”.

Tetë aktivistë të shoqërisë civile janë vrarë, duke përfshirë tre nga talebanët dhe tre nga ekstremistët e Shtetit Islamik, dhe 10 janë arrestuar apo dhunuar nga talebanët. Dy gazetarë janë vrarë ndërkohë dy të tjerë janë plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm tha se misionet e OKB-së dokumentuan 44 raste që janë arrestuar ose dhunuar, 42 prej tyre ishin nga talebanët. Guterres tha gjithashtu se  tensionet brenda talebanëve përgjatë vijave etnike dhe konkurrenca për vendet e punës kanë rritur edhe më shumë dhunën, duke treguar për përleshjet e armatosura më 4 nëntor midis forcave talebane në qytetin Bamyan.

Në raportin e publikuar,  sekretari i përgjithshëm propozoi disa prioritete për misionin politik të OKB-së, kërkoi mbështetjen ndërkombëtare për të parandaluar krizën e urisë dhe kolapsin ekonomik të vendit dhe u kërkoi talebanëve të garantonin të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut.

/abcnews.al