OKB mban një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Marok

schedule11:53 - 11 Shtator, 2023

schedule 11:53 - 11 Shtator, 2023

Në Gjenevë, delegatët në një takim të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Marok.

Të paktën 2,122 njerëz kanë vdekur pas tërmetit të së premtes, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet.

Ekipet e shpëtimit marokenë vazhdojnë për të gjetur të mbijetuar në rrënojat dhe për të ofruar ndihmë për qindra njerëz të pastrehë. Shtëpitë e këtyre të fundit u shndërruan në grumbuj rrënojash, pas tërmetit që goditi Marokun.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!