OKB mban heshtje për viktimat që humbën jetën nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri

schedule16:55 - 6 Shkurt, 2023

schedule 16:55 - 6 Shkurt, 2023

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po takohet në Nju Jork për të diskutuar prioritetet e saj për vitin 2023.

Para fillimit të seancës u mbajt një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ekipet nga Kombet e Bashkuara janë “në terren duke vlerësuar nevojat dhe duke ofruar ndihmë”.

Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, janë vrarë mbi 2300 persona.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!