Koordinatori Special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit duke thënë se ishte një “hap në drejtimin e duhur”.
“Kjo pauzë duhet të përdoret në masën e saj të plotë për të lehtësuar lirimin e pengjeve dhe për të lehtësuar nevojat e rënda të palestinezëve në Gaza”, tha ai në një deklaratë, shkruan Al Jazeera.
“Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, por duhet bërë shumë më tepër.”, shtoi ai.
Armëpushimi si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve do të fillojë në orën 10 të mëngjesit nesër.
Ndërkohë, Izraeli pret nesër, pengjet e para që do të lirohen nga Hamasi nga Rripi i Gazës sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari./abcnews.al