Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha sot, përpara samitit të G20, se marrëveshja që lejon eksportin e grurit ukrainas, e cila pritet të përfundojë këtë javë, është “e nevojshme për sigurinë globale të ushqimit”.
“Iniciativa për eksportin e drithërave nëpërmjet Detit të Zi dhe përpjekjet që synojnë të sigurojnë që ushqimi dhe plehrat ruse të mund të dërgohen në tregjet ndërkombëtare janë thelbësore për sigurinë globale të ushqimit,” paralajmëroi Guterres gjatë një konference për shtyp përpara samitit në Bali, Indonezi.
Nga ana e tij, Kremlini tha sot se bisedimet me OKB-në javën e kaluar mbi marrëveshjen për të siguruar eksportin e grurit nga portet e Ukrainës ishin “mjaft konstruktive”, duke rritur shpresat që marrëveshja të mund të zgjatet pa probleme.
Zyrtarë të lartë të OKB-së u takuan me një delegacion rus në Gjenevë të premten për të diskutuar ankesat e Moskës mbi iniciativën e grurit të Detit të Zi, e cila që nga gushti çoi në heqjen e bllokadës ruse në portet e një prej eksportuesve më të mëdhenj në botë të grurit në botë.
Rusia ka kërkuar akses në tregjet ndërkombëtare për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave në këmbim të marrëveshjes për të zgjatur marrëveshjen e Detit të Zi, që pritet të rinovohet më 19 nëntor.
/abcnews.al