OKB tha të premten, se Libani po përballet me periudhën më vdekjeprurësë në vite për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.
“Përshkallëzimi i fundit në Liban nuk është asgjë më pak se katastrofike,” tha Imran Riza, koordinatori humanitar i OKB-së në Liban.
“Ne jemi dëshmitarë të periudhës më vdekjeprurëse në Liban dhe shumë janë të frikësuar se ky është vetëm fillimi”, tha ai.
Ai vuri në dukje se vetëm të hënën, numri i të vdekurve ishte i barabartë me rreth gjysmën e 1200 të vrarëve gjatë 34 ditëve të luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut në 2006.
/abcnews.al