OKB: Kriza humanitare po rritet në mënyrë eksponenciale për shkak të luftës

schedule14:09 - 18 Mars, 2022

schedule 14:09 - 18 Mars, 2022

“Nevoja për ndihma humanitare në Ukrainë po rritet në mënyrë eksponenciale”, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, sipas BBC

Matthew Saltmarsh, tha se situata do të vazhdojë të përkeqësohet nëse nuk do të marrin fund luftimet. Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në zonat e konfliktit, të paaftë për të përmbushur nevojat e tyre bazë, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet për shkak të ndërprerjes së shërbimeve thelbësore.

Ai tha se situata është veçanërisht e vështirë në qytetet jugore të Ukrainës, zona të cilat janë të rrethuara nga trupat ruse.

“Situata  në qytete si Mariupol dhe Sumy është jashtëzakonisht e  vështirë me banorët që po përballen me mungesa kritike të ushqimit, ujit dhe ilaçeve,” tha ai.

Saltmarsh tha gjithashtu se OKB-ja po ndjek nga afër negociatat për një kalim të sigurt të civilëve dhe është gati të dërgojë furnizime në Sumy, sapo situata të qetësohet.

Autorietët në Odessa kanë bërë apel për ushqime dhe ilaçe për rreth 450,000 njerëz që kanë mbetur të bllokuar në qytet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!