OKB kërkon hetim të plotë për masakrën në Bucha

schedule10:56 - 28 Prill, 2022

schedule 10:56 - 28 Prill, 2022

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka mbërritur në Ukrainë ku pritet të takohet me kryeministrin ukrainas, Zelensky. Ai po viziton vendet përreth kryeqytetit të Ukrainës që ishin të pushtuara nga trupat ruse, sipas BBC.

Ndalesa e parë ishte Borodyanka, në veriperëndim të Kievit, ku dëmet nga sulmet ajrore dhe granatimet janë befasuese. Ai më pas vizitoi Bucha-n, ku foli për vrasjen e civilëve.

“Nevojitet një hetim i plotë për masakrën në Bucha.  Unë  mbështes plotësisht gjykatën penale ndërkombëtare dhe i bëj thirrje federatës ruse që të pranojë të bashkëpunojë me GJPN-në.

Por kur flasim për krimet e luftës, nuk mund të harrojmë se krimi më i keq është vetë lufta,” theksoi Gutierrez.

/abcnews.al