“Kemi prova të mjaftueshme që forcat ruse po kryejnë krime lufte në Ukrainë,” tha Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Këshilli pretendoi se sulmet në Ukrainë përfshijnë sulme me armë shpërthyese, sulme që dëmtojnë civilët, torturë, dhunë seksuale dhe me bazë gjinore dhe sulme në infrastrukturën energjetike.
Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Ukrainën tha se kishte dokumentuar gjithashtu sulme në ndërtesa banimi, spitale, një stacion hekurudhor, një restorant, dyqane dhe magazina.
“Këto sulme shkaktuan viktima civile, dëmtuan dhe shkatërruan objektet kryesore dhe ndërprenë shërbimet dhe furnizimet thelbësore,” tha Komisioni.
Komisioni raportoi se ushtarët rusë kanë dhunuar seksualisht gratë të moshës 19 deri në 83 vheç dhe tha se vazhdon të hetojë situate të dëbimit të të miturve nga autoritetet ruse.
Për më tepër, komisioni tha se po heton se çfarë e shkaktoi shembjen e digës Nova Kakhovka në qershor.
/abcnews.al