Kombet e Bashkuara thanë sonte se 20 kamionët që duhej të dërgonin ndihma humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës nuk kaluan sot në enklavën palestineze nga vendkalimi kufitar Rafah me Egjiptin.
“Shpresojmë që këto materiale të hyjnë në Gaza nesër”, tha të mërkurën zëdhënësja e Agjencisë Eri Kaneko.
Më herët, një zyrtar i Agjencisë i tha Këshillit të Sigurimit se 54 kamionë me ushqime, ilaçe dhe ujë kishin kaluar nëpër enklavë që nga e shtuna dhe 20 të tjerë priten sot.
Presidenti amerikan Joe Biden, i pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse ndihmat humanitare po mbërrijnë në Gaza në kohë, u përgjigj shkurt: “Jo aq shpejt”.