OKB-ja ngre alarmin: 16 milionë ukrainas kanë nevojë për ushqim dhe ujë

schedule15:54 - 30 Qershor, 2022

schedule 15:54 - 30 Qershor, 2022

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se rreth 16 milionë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe se më shumë se 6 milionë ukraians janë zhvendosur brenda vendit që prej fillimit të pushtimit rus, 24 shkurt.

“Afro 16 milionë njerëz në Ukrainës sot kanë nevojë për ndihma humanitare, si ushqim, ujë dhe kujdes shëndetësor”, tha Osnat Lubrani në një konferencë për shtyp ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e pestë.

“Më shumë se 6 milionë njerëz janë ende të zhvendosur brenda vendit.

Rreth 5 milionë njerëz tani kanë arritur të kthehen në shtëpi. ”

Sipas Lubranit, më shumë se 5.3 milionë ukrainas kanë ikur jashtë vendit si refugjatë.

“Ajo që ne dimë është se numri që kemi prej gati 5,000 civilësh të vrarë dhe më shumë se 5,000 të plagosur është vetëm një pjesë e realitetit të tmerrshëm,” tha ajo.

“Nuk mund të flas për shifra specifike të spitaleve, shkollave dhe shtëpive të dëmtuara, por ne e dimë se janë mijëra. Ne thjesht nuk mund të konfirmojmë ende numrat e saktë,” tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!