Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stéphane Dujarric shprehu vlerësimin të enjten për propozimin e SHBA për të ndërtuar një port në Gaza për ndihmë humanitare.
Dujarric theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së shpërndarjes së ndihmave përmes rrugëve tokësore, duke thënë: “Fokusi ynë dhe i komunitetit ndërkombëtar duhet të vazhdojë të jetë në rritjen e shpërndarjes në shkallë të gjerë dhe hyrjes së ndihmës nga toka”, shkruan CNN.
Ai theksoi kosto-efektivitetin dhe efikasitetin e shpërndarjes së ndihmës në tokë, duke nënvizuar nevojën për pika hyrëse shtesë dhe rritjen e volumit të ndihmës përmes rrugëve tokësore.
Dujarric vuri në dukje se ndërsa mbërritja e kamionëve të ndihmës në Gaza është e rëndësishme, ai është vetëm një hap në një proces shumëplanësh. Ai shpjegoi nevojën për logjistikë të mëtejshme, duke përfshirë shkarkimin dhe shpërndarjen e ndihmës, e cila shpesh përfshin koordinimin me forcat izraelite për sigurinë./abcnews.al