OKB: Irani ka rritur rezervat e tij të uraniumit në nivele afër armëve atomike

schedule09:48 - 30 Gusht, 2024

schedule 09:48 - 30 Gusht, 2024

Irani ka rritur më tej rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në nivele afër atyre të nevojshme për të krijuar armë atomike, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare që të mos e bëjë këtë, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në një raport.

Në raportin e IAEA thuhet se deri më 17 gusht, Irani ka 164.7 kilogramë uranium të pasuruar në 60 për qind. Kjo është një rritje prej 22.6 kilogramësh që nga raporti i fundit i IAEA në maj.

Uraniumi i pasuruar deri në 60 për qind pastërti është vetëm një hap i vogël teknik nga niveli 90 për qind i shkallës së armëve.

Raporti i IAEA-s, i parë nga Associated Press, tha se Teherani gjithashtu nuk e ka rishikuar vendimin e tij të shtatorit 2023 për të ndaluar inspektorët më me përvojë bërthamore të mbikëqyrin programin e tij bërthamor dhe se kamerat e vëzhgimit të IAEA-s mbeten të mbyllura.

Raporti vazhdoi duke thënë se Irani ende nuk i është përgjigjur një hetimi të gjatë për origjinën dhe vendndodhjen aktuale të grimcave artificiale të uraniumit të gjetura në dy vende që Teherani nuk i ka deklaruar si vende të mundshme bërthamore. Vendndodhjet njihen si Varamin dhe Turkuzabad./abcnews.al