OKB i kërkon BE-së të marrë 160 emigrantët e bllokuar në det

schedule07:28 - 22 Maj, 2020

schedule 07:28 - 22 Maj, 2020

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian, që të arrijë një marrëveshje, për të marrë 160 emigrantë të cilët janë bllokuar në Detin Mesdhe, prej dy javësh.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) u bën thirrje Maltës dhe shteteve tjera evropiane, të shpejtojnë përpjekjet për të shpëtuar rreth 160 refugjatë dhe emigrantë, të cilët janë në dy anije tregtare jashtë ujërave territoriale të Maltës.

Malta dhe Italia kanë mbyllur zyrtarisht portet e tyre për emigrantët, gjatë pandemisë së koronavirusit të ri. Ndërkohë përmes deklaratave të publikuara në mediat ndërkombëtare theksohet se një numër i madh i emigrantëve të ikur nga Libia e shkatërruar nga konflikti, duhet të lejohen të zbarkojnë në Maltë, dhe se vendet e tjera të BE-së duhet të tregojnë solidaritet, duke pranuar disa prej tyre.

Deklarata vuri në dukje se 160 emigrantët kanë qendruar në anije për dy javë, “kohëzgjatje standarde që zbatohet për karantinën e COVID-19”./abcnews.al