OKB i bën thirrje Izraelit të pezullojë reformën në drejtësi

schedule08:57 - 22 Shkurt, 2023

schedule 08:57 - 22 Shkurt, 2023

Organizata e Kombeve të Bashkuara i kërkoi qeverisë izraelite të pezullojë reformën e shpallur në drejtësi pasi mund të dobësojë në mënyrë drastike të drejtat e njeriut në vend.

Miliona izraelitë kanë dalë në protesta në qytetet kryesore të vendit ku i kanë kërkuar qeverisë Netanjahu që të tërhiqet nga kjo nismë. Asambleja Kombëtare e Izraelit ka ndërmarrë një hap të ri drejt miratimit të propozimit të qeverisë, që ndër të tjera nënkupton se përfaqësuesit e zgjedhur të vendit mund të anulojnë vendimet e Gjykatës së Lartë me shumicë të thjeshtë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, beson se ndryshimet do të dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit, sigurinë ligjore dhe të drejtat e njeriut të izraelitëve.

Mediat vendase publikuan edhe sondazhe me opinionin e qytetarëve për këtë reformë në sistemin e drejtësisë, sipas të cilave 53% e kundërshtojnë atë. Por edhe vetë mediat janë të ndara, me një pjesë që flasin për mbështetje të qeverisë e një pjesë kundër saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!