OKB: Gjysma fëmijëve afganë nën pesë vjeç vuajnë nga kequshqyerja akute

schedule12:06 - 28 Gusht, 2021

schedule 12:06 - 28 Gusht, 2021

Qindra familje afgane të cilët janë larguar nga sundimi i talebanëve po përballen me një tjetër katastrofë: mungesën e ushqimit. Ndërsa mijëra njerëz janë grumbulluar në aeroportin e Kabulit në një përpjekje për t’u larguar, shumë të tjerë janë lënë në harresë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se kishte furnizime  mjekësore vetëm për një javë pasi dërgesat u bllokuan nga kufizimet në aeroportin e Kabulit dhe Programi Botëror i Ushqimit që varet nga OKB -së tha se vendit i duheshin urgjentisht 200 milionë dollarë ndihmë ushqimore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se më shumë se 18 milionë njerëz – rreth gjysma e popullsisë së Afganistanit  kanë nevojë për ndihmë dhe se gjysma e të gjithë fëmijëve nën moshën pesë vjeç tashmë vuajnë nga kequshqyerja akute./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!