Agjencia e OKB-së për Palestinën deklaroi se ka furnizim me ushqim dhe ujë edhe për 12 ditë, për të ndihmuar më shumë se 180,000 njerëz që kanë kërkuar strehim në shkollat e tyre në Gaza.
“Ne kemi furnizime për 12 ditë për ushqim dhe ujë. Rrugët janë të bllokuara, nuk kemi linja telefonike, kemi pasur rrjete të goditura nga sulmet ajrore.
Është me të vërtetë e vështirë për ne të dimë se çfarë po ndodh”, tha Jennifer Austin, Zëvendës Drejtore e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Gaza, shkruan Al Jazeera.
“Ne po mbështetemi në stafin tonë, të cilët janë vetë refugjatë, të cilët po shkojnë për të ofruar një shërbim. Është vërtet një situatë e paprecedentë me të cilën po përballemi. Ne nuk largojmë askënd”, shtoi ajo.