OKB: Emigracioni nuk duhet të përdoret për qëllime politike

schedule08:35 - 11 Nëntor, 2021

schedule 08:35 - 11 Nëntor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i OKB- së, Antonio Guterres po monitoron i shqetësuar situatën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Polak dhe beson se “situata të tilla nuk duhet të përdoren për qëllime politike ose për të shkaktuar tensione midis shteteve.

Qindra njerëz të bllokuar në kufirin Bjellorusi-Poloni

Siç raportoi agjencia polake e lajmeve PAP, dy grupe të mëdha emigrantësh kaluan kufirin për në Bjellorusi dhe hynë në territorin e Polonisë. Dhjetëra emigrantë arritën të thyenin barrierat në fshatrat Krinki dhe Bialoveza.

Qindra njerëz janë ende të bllokuar në anën e kufirit  bjellorus, duke u përpjekur të përballen me të ftohtin e ashpër me zjarre të improvizuara. Të ardhur nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, ata kërkojnë akses në territorin e BE-së, por shpresat e tyre shkatërrohen nga gardhi me tela dhe muri i rojeve kufitare polake, raporton abcnews.al

Nga ana tjetër, kryeministri i Polonisë akuzoi  Bjellorusinë për “terrorizëm” në krizën e shkaktuar nga kufiri i vendit të tij me Bjellorusinë.

“Është e qartë se ajo që ne po përballemi këtu është manifestimi i terrorizmit shtetëror”, tha kryeministri polak gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në Varshavë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!