OKB e miraton, si do të quhet tani Turqia

schedule09:43 - 2 Qershor, 2022

schedule 09:43 - 2 Qershor, 2022

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar mbrëmë kërkesën e Turqisë për ndryshimin e emrit në Türkiye, ka konfirmuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Kërkesa zyrtare për ndryshimin e emrit ishte dërguar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Vendimi për ndryshimin e emrit ka hyrë menjëherë në fuqi, dhe sipas mediave turke, nga tani emri Türkiye do të përdoret në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare.

Cavusoglu tha se ndryshimi u miratua si pjesë e hapave që synojnë rritjen e prestigjit të vendit në arenën ndërkombëtare. Emri i ri do të jetë edhe në produktet të prodhuara në vend.

Kujtojmë se procesi për ndryshimin e emrit jashtë Turiqsë nisi që vitin e shkuar. Presidenti vendit Rexhep Erdogan është shprehur se ndryshimi do të shërbejë  për të përfaqësuar dhe shprehur kulturën  dhe vlerat e kombit turk, “në mënyrën më të mirë të mundshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!