Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të premten për të diskutuar konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshilli të Sigurimit të OKB-së, thirri takimin “për të adresuar situatën në Rripin e Gazës”, tha ministria në një deklaratë.
Ministri brazilian i Punëve të Jashtme Mauro Vieira ndërpreu udhëtimin në Azi për të udhëtuar në Nju Jork për të marrë pjesë në takim. Anëtarët e Këshilli të Sigurimit të OKB-së ishin të ndarë në lidhje me politikën në lidhje me Izraelin dhe palestinezët në një takim të dielën.
“Fëmijët nuk duhet të mbahen kurrë peng, kudo në botë,” shkroi presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në X, dikur Tëitter, të mërkurën.
Ai tha se Hamasi duhet të “lirojë fëmijët që janë rrëmbyer nga familjet e tyre”.
/abcnews.al