OKB: Civilët e evakuuar nga Mariupol vuajnë nga çrregullime psikologjike

schedule10:21 - 6 Maj, 2022

schedule 10:21 - 6 Maj, 2022

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, ka treguar për programin Today të BBC Radio 4 për gjendjen psikologjike të njerëzve që janë evakuuar nga qyteti i Mariupol.

Ai tha se shumë civilë të bllokuar kanë jetuar në “kushte të tmerrshme” – shpesh duke mbijetuar në tunele me pak ushqim dhe ujë dhe pa parë rrezet e diellit.

Dujarric tha se është e qartë nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë, në të cilën Guterres foli drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, se nuk ka “asnjë shans  për ti dhënë fund konfliktit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!