OKB bën thirrje për protesta paqësore në SHBA

schedule08:31 - 2 Qershor, 2020

schedule 08:31 - 2 Qershor, 2020

Shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u bëri thirrje amerikanëve të zhvillojnë protestat në mënyrë paqësore dhe u bën thirrje udhëheqësve dhe autoriteteve amerikane që t’i dëgjojnë protestuesit, deklaroi zëdhënësi i SHBA Stephane Dujarric.

Disa nga protestat kryesisht paqësore, kanë arritur në trazira civile në shumë qytete.

“Ankesat duhet të dëgjohen, por ato duhet të jenë në mënyra paqësore dhe autoritetet duhet të tregohen të vetëpërmbajtur për t’iu përgjigjur demonstruesve,” u tha Dujarric gazetarëve.

“Në SHBA – si në çdo vend tjetër të botës, diversiteti është një pasuri dhe jo një kërcënim, por suksesi i shoqërive të ndryshme në çdo vend kërkon një investim masiv në kohezionin shoqëror,” tha ai.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI të hetojnë vdekjen e Floyd, por nuk ka bërë asnjë deklaratë  publike që synon zgjidhjen e krizës.

Ai ka postuar disa deklarata, duke i përshkruar demonstruesit si “banditë” dhe duke u bërë thirrje kryetarëve dhe guvernatorëve të jenë të “ashpër” dhe kërcënoi se do përdorte ushtrinë kundër protestuesve.

Në lidhje me akuzat për dhunë nga policia kundër protestuesve, Dujarric tha se të gjitha rastet duhet të hetohen.

“Ne kemi thënë gjithmonë se forcat e policisë në të gjithë botën duhet të kenë trajnimin e duhur mbi të  drejtat e njeriut dhe gjithashtu duhet të ketë një investim në mbështetjen sociale dhe psikologjike për policinë në mënyrë që ata të mund ta bëjnë punën e tyre siç duhet,” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!