OKB: 441 ukrainas janë vrarë në 41 ditët e para të luftës

schedule12:42 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 12:42 - 15 Dhjetor, 2022

441 civilë janë vrarë në 41 ditët e para, tha shefi i të drejtave të Kombeve të Bashkuara, sipas mediave të huaja.

Duke folur para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk tha se janë mbledhur të dhënat për ekzekutimet dhe vrasjet e qindra civilëve në tre rajone të Ukrainës që nga koha kur filloi pushtimi i plotë i Rusisë më 24 shkurt deri më 6 prill.

Duke paraqitur një raport nga zyra e tij, Turk tha se ishin dokumentuar vrasjet e 341 burrave, 72 grave, 20 djemve dhe tetë vajzave  në 102 fshatra dhe qytete në të gjithë rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy.

Rikujtojmë se javën e kaluar, Turk vizitoi Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!